Shkalla e
vlerave njerëzore përmban: shenjtorin, heroin, gjeniun dhe njeriun e zakonshëm,
kurse jashtë këtyre ndodhet keqbërësi.
Nëse
sistemet e vjetër u zbrazën nga përmbajtja, kjo nuk domethënë se nuk mund të
krijohen sisteme të rinj. Por, nëse sistemet dhe stilet zëvendësohen me
vështirësi, ngaqë krijimi i të rinjve mbetet e vështirë, në mos po i pamundur,
loja e pafundme e nuancave i ofron shpirtit krijues të popujve dhe njerëzve
mundësi të pakufishme.
Sistemi më
i përshtatshëm socio-politik është liberalizmi. Sepse siguron elitën drejtuese,
ngadhnjimin e personalitetit, të elitës drejtuese, dhe nuk shqetëson me asgjë
ecurinë dogmatike të botës së krishterë. Në klimën e krijuar nga liberalët mund
të merret frymë shpirtërisht dhe mund të përparohet materialisht, teksa vlerat
lëvizin të pashqetësuara nga askush. Demokracia është më pak se liberalizmi, i
cili ka në njëfarë mënyre edhe një aspekt aristokratik.
[Nga interneti]