Kur linda...
u bëra mik me ajrin.
Çdo mëngjes etshëm me të puthem
është drithërues,
rreth tij
zgjasim duartë për ta prekur.
Çdo mëngjes etshëm me të puthem
është drithërues,
rreth tij
zgjasim duartë për ta prekur.
Tek ajri janë
gjithë gërmat e shpirtit
ato, si gjethet e pemëve luajnë mrekulli.
Me mendje zhveshur
a me xhaketë pranvere
shkojnë pas frymës së ajrit
dhe retë që shkojnë i gjen të shpërndara
mes ajrit.
ato, si gjethet e pemëve luajnë mrekulli.
Me mendje zhveshur
a me xhaketë pranvere
shkojnë pas frymës së ajrit
dhe retë që shkojnë i gjen të shpërndara
mes ajrit.
Është fjala që
vuan për pak ajër,
mes nesh zvogëlohet koha
kur ajri nuk ka emër!
mes nesh zvogëlohet koha
kur ajri nuk ka emër!
Hija ime
... Hija ime nuk ka zhurmë
ndoshta, nga që është e lumtur.
Çdo ditë ngjitur pas shpine
më duket e papërcaktuar,
si mjerim i moshës
ndoshta, nga që është e lumtur.
Çdo ditë ngjitur pas shpine
më duket e papërcaktuar,
si mjerim i moshës
Më ngatërohet nëpër këmbë
gjithmonë veshur hollë,
nuk jeton dot pa mua
ka shtatin tim.
gjithmonë veshur hollë,
nuk jeton dot pa mua
ka shtatin tim.
Dhe kur ditët shkurtohen
me mua kërkon të ngjajë
të më bëjë si vetja
“krahë kënge”,
prej saj...
të jetoj dhimbjen
në kotësinë e kësaj jete.
me mua kërkon të ngjajë
të më bëjë si vetja
“krahë kënge”,
prej saj...
të jetoj dhimbjen
në kotësinë e kësaj jete.
Ndezur i Tëri, si Qiri
Tungjatjeta
Atdheu im…
Atdhe!
E shoh,
askush nuk t’i qep
plagët
dhe syt’ të zbet i ke.
S’paske më gjak,
njerëz që dhimbjet t’i
lexojnë s’ka më,
renkimet të mbyten në
det.
Ke
kohë që humbur je,
ndonëse
ditëve dhe netëve
të
gjithë bartin sëmundjen tënde në krahë.
Je
ligështuar si në kohën e gurit.
Në
çdo stinë vetëm tretesh
dhe
frymë mezi merr.
Prej
teje,
një
dorë jetë kërkojnë,
Askush
s’mendon se do t’jetë keq,
kur
ti do jesh zi e më zi,
Ndaj
që mos vijë ajo ditë,
Atdhe,
lutem ndezur i tëri, si qiri.
Ne nuk ikëm...
“Poezia lind nga dashuria për të rijetuar në vargje”
Octavio Paz
Ne,
nuk ikëm...
ishte mjegull,
dremiste moti
unë qeshja me
thashethemet e mjegullës,
ndërsa
ti meditoje me kohën duke vështruar retë
si
treteshin mbi kokat tona.
Ne,
përsëri
nuk ikëm
dhe
kur qielli u bë mermer.
Si
dy banorë të pa strehë
ngroheshim
nga fryma jonë,
bëheshim
këngë...
Hija e Tij
Ai
e këqyrte hijen
e tij
nëpërmjet skeletit
derdhur mbi
rrasën e gurtë
i zhveshur nga
argëtimet
për shkak të
gjelbërimit.
Skeleti
shkëlqente si foto nudo.
Në perëndim të
Diellit
ai përqafonte
hijen të lënë diku më tej.
Hija lëkundesh sikur vallëzonte
me skeletin
dritëtretur.
E mjeruar nga
frika e skeletit
hija hesht…
Qetësohet në
copëra jete,
që akoma ecin
si më parë.