1.
Mbete kujtim i papërtypur
E djeshme
Dhe unë hije e
dhimbjeve të mia.
Orët e padjegura u
bënë ditë e netë.
Dhe gotat mëkate të holla.
Të dridhura nga të mospirët
E gjatë.
Nën strehëz të një qershie të motshme,
Varur kanë mbetur litarët e akullit,
Që dimrit qeshnin e kafshonin.
Ndërsa pranvera
fshihej për të ardhur me petale.
Mbetën të djeshme…
Ti – i ikuri im,
që ende s’të kam lëshuar.
Unë tek ti, më e
parëndësishme se një orë.
Endem gjumëhumbur,
me hapa prej ere
Motet si motet,
ikin e ikin
kujtim i papërtypur i kohëve të djeshme
2.
Tek ti harrova
pantoflën e dëshirës.
Kemi kohë që nuk
flasim,
E ndien zërin në
erë?
Bulëzojmë në
vrimëza marrie
dhe heshtim.
Mbi ty tund
pantoflën e dëshirës,
rrobat e natës
përpëliten.
Tek ti derdha
lotët e të vetmes,
Të bukurës,
- puhizës sime.
Tek ti u fsheha me
pantoflën e dëshirës,
Kryqëzuam gishtat,
Për pak vetëtimë…
A e ndien shiun e
parakohshëm,
Dhëmbët e mollës
në puthjen e mirë?
Tek ti u zvarrita
me pantoflën e dëshirës,
Rrugët, zhveshur do të kruhen në baltë.
shko, vrapo e
ngroh këmbët,
Dëshira rrëmohet
në natë.
Në flokët e mi
valëviten pantofla,
Eshtra në ajër, që
bëhen floknajë,
A e di sa më
dhimbsesh, i dashur?
Ne të dy të
njëjtët,
si dy pika uji,
akuj me gjuhë
flakësh në gji,
ne të dy, të
lashtët,
shenjuar me
dashuri.
3.
Në anën tjetër të
hënës,
Ketrat lahen me dritë.
Të arta janë pemët dhe bari,
Retë treten ndër kësula yjesh
Dhe Zanat janë çupëlina pa çorape.
Në anën tjetër të hënës…
Puthjet i kanë buzët blu,
Dhe ëndrrat, dehje pa shkak.
Akrepat nuk kanë pse takohen,
Në anën tjetër të hënës.
Breroresh përkunden yjet
Dhe të qelqta janë horizontet.
Në anën tjetër të hënës…
Në anën tjetër të hënës,
Hapen dhe të tjera kuti.
Petku i dimrit bëhet flutur në të tjera
kohë.
Në të tjera stinë….
… Në anën tjetër të hënës.
Prapësitë janë të bukura, prej shtrige.
Thonjtë janë prej mishi në ajër,
Këmbët prej flatrash zambaku,
Lulet si kaprollë prej bore,
Në anën tjetër të hënës…
Në anën tjetër të hënës,
Ketrat hanë
karamele,
Të bëra nga bliri
i natës.
Në anën tjetë të
hënës,
Tret pafajësinë.
4.
Kodra të bardha
nën rrjetë acari,
I grisur është
bari mbi akull e brymë.
Eja mbështillemi
dashur, me frymë
Me diell të
ngjyrosemi ne.
Në shtratin e ftohtë të krehim brengat,
Të lagështa të
errëta si re,
Të athta në erën e
pusit të vjetër,
Eja, të zhytemi
dritash.
Ndërsa errësira na
prek kraharorët,
Të këndojmë
psalmin e shpëtimit,
Të gjallë prej
mishi e zemre.
Pa zë të lutim
dashurinë,
Si murgj të një
dimri.
Eja mbështjellim frymët, i dashur,
Në ëndërr të dridhur thellë vetes.
Në një.
Sytë të lundrojmë mbi fusha gruri,
Borxhe plot ndaj jetës.
Kallinjtë tek përtyp era,
Ngulçeve pa zë.
5.
Flokë drite
Abazhuri i dasmës
Më pëshpërit në
njolla pluhuri.
Ende qeshem me
fotografinë në mur.
Më the se në
shtratin e vjetër
Ka mbetur si
njollë era e mollëve
Symbyllur duart t’i puth
dhe ëndëra thurr
Abazhuri i dasmës është kurorë prej
ere.
Kallkan si kolonë në amëshim.
Më pëshpërit pa fund me gjuhë prej Hëne
Fllad i një stine pa kthim.
Qiej larg të ndarë me heshtje,
Më kumbon diku brenda në përgjumje a
zgjim.
Abazhuri me
flutura po krihet,
Brinjëve
të akullta, lagur floku im.