Poet dhe eseist lindur në vitin 1955 në Vultureni. Ka
mbaruar Fakultetin e Histori-Filozofisë në Universitetin Babes-Bolyai të
Kluzh-Napokës. Punoi për shtatë vjet si mësues në një zonë të thellë, ku njohu
përvojën e vetmisë. Ka debutuar në vitin 1981 me vëllimin Libri i dimrit, pasuar nga Poema që s’mund të kuptohet.
Është i pranishëm nëAntologjinë e poetëve të rinj (1982), në Antologji e poezisë rumune nga
fillimet deri sot (1998) dhe
nëAntologjia e brezit ‘80. Mjaft kritikë e cilësojnë si poetin më të
madh rumun të sotëm, një vetëdijë vazhdimisht e zgjuar, që sheh, gjatë
ushtrimit të kthjelltisë së plotë, shfaqjen qesharake dhe të çvlerësuar të
jetës.
Poemë
(Poem)
O, të gjorët, të gjorët pijanecë
Si s’u thotë askush një fjalë të mirë!
Sidomos në të gdhirë kur enden duke u lëkundur pranë
muresh
E ndonjëherë bjenë më gjunjë e mbeten si ca gërma
Shkruar
nga ndonjë shkollar i mangët.
Vetëm
Zoti, në mirësinë e Tij të madhe, afron ndaj tyre një pijetore,
se për
Zotin është e lehtë, si për një fëmijë
që shtyn
me gisht një kuti shkrepsesh. E sapo
sosin në
skaj të rrugës e pas qoshes
ku më
parë s’kish asgjë, fap, si ndonjë lepur
u kërcen
pijetorja përpara dhe ndal në vend.
Atëhere
një dritëzë e përkorë iu shkëlqen sysh
dhe
djersijnë rrufeshëm nga aq lumturi.
Gjer
pasdite qyteti është i purpurt
Gjer
pasdite tri herë bëhet vjeshtë, tri herë bëhet pranverë
Tri herë
shkojnë e vijnë zogjtë shtegtarë nga viset e ngrohta
E ata
flasin e flasin për jetën. Për jetën
Ashtu, në
përgjithësi, gjer edhe pijanecët e rinj shprehen
me një
përgjegjësi të ngrohtë
e nëse iu
merret goja e iu trashet gjuha
s’ndodh
për shkak të ideve tmerrisht të thella që kanë
por ngaqë
të frymëzuar nga rinia
arrijnë
të thonë gjëra vërtet prekëse.
Mirpo
Zoti, në mirësinë e Tij të madhe, s’ndalet këtu.
Menjëherë
hap me gisht një vrimë në murin e Parajsës
Dhe i fton
pijanecët të shohin.
E ndonëse
dridhjet nuk i lenë të shohin veçse një arnë bari
s’është
pak për vdekatarët.
Derisa
ngrihet njëri dhe e prish muhabetin. E thotë:
“Së
shpejti, së shpejti vjen mbrëmja
atëhere
do çlodhemi e do kemi paqe shumë!”
Ngrihen njëri pas tjetrit nga tryezat
fshijnë
buzët e njoma me shami
dhe iu
vjen shumë, shumë turp.
Shqipëroi A.-Ch. Kyçyku ©