Péter Rácz: Gjithmonë (Întotdeauna)

 (l. 1948, HU)


Gjithmonë duhet ta nisësh nga e para

Sikur të ishte hera e parë.

Por as të nisesh s’ia del dot

Për sa kohë s’harron gjithçka:

Fletët e tua të shkruara e të pashkruarat dhe stilografin

Ato që shkrove dje rregullat e drejtshkrimit

Gabimet e shtypit a-b-cë-në dë-e-fë-në

Dhe nënën dhe fëmijët

Fëmininë jetën mbarë metodat e tua

Këngët vrullin paragrafin e kaluar

Lutjen vullnetin bukurinë

Të djeshmen drekën seksin

Dhuntitë e tua këmbën që të dhemb

Jetët e të tjerëve shndërrimet

Çastin besimin dhe dëshpërimin

Varfërinë dhe pasurinë gëzimin e kthesës

Gjithë ç’do gjithë ç’ke qenë

E ç’mund të jesh hapësirën kozmike

Plehërat gumëzhimën dhe qetësinë

Shkretinë tënde shijet erërat

Ajrin ç’është e ftohtë larg

Lehtë apo fort vështirë me një fjalë gjithçka –

Atëhere do të mund të shkruash ngadalëz fjalën e parë

Pas një çasti fjalën e dytë

E ashtu me radhë gjithë të tjerat.

 

Traducere din maghiară de George Volceanov

În albaneză de A.-Ch. Kuciuk