(l. 1972)
S’më duhen e pamundura
dhe e mundshmja
s’më duhen
dashuria dhe këputja,
jo – miqësia dhe
vrazhdësia,
gëzimi e
trishtimi,
dielli përvëlues
dhe shiu –
por, më fort,
ylberi
se si, pas ndonjë
rrebeshi absurd,
të beftë, batërdisës,
lindet mbi ne,
një kufi i dukshëm
e aq, që nuk ndan asgjë,
thjesht fanitet, i
hijshëm e marrok,
thjesht është atje,
se s’mund të jetë ndryshe, as tjetërkund.
Traducere din maghiară de George Volceanov
În albaneză de A.-Ch. Kuciuk