(1948-2020,
HU)
E bënë, më në fund, doctor
honoris causa në Kretë,
në lugun shkëlqimtar të
labirintit.
Ariadna ishte edhe ajo e
pranishme. E ndjeu këtë,
si edhe faktin që s’mund të
rrinte zgjuar për shumë kohë.
Do t’i kish pëlqyer t’ia
shihte sytë.
Diku majtas tashmë trokonte përbindëshi.
Ç’ngjyrë të ishin, vallë, sytë
e saj? Të kaltër si porcelani?
Mori djathtas. Binin plisa
në gropën e mitit
tonë. Filli
u këput. S’mund ta
udhëhiqte asgjë.
Mjegulla zbehej. Po errej.
Kush do të mbërrinte i pari
tek ai? Mister!
Fati me kokë demi apo vajza?
Recitoi një poezi të lashtë
islandeze.
Traducere din maghiară de George Volceanov
În albaneză de A.-Ch. Kuciuk