Ridvan Dibra
Dinjiteti i humbur i shkrimtarit
Thënia e njohur e Kantit se “Individi pa dinjitet s’mund të prodhojë vepra dinjitoze”, duket që u përket atyre postulateve të cilat nuk vjetrohen me kalimin e shekujve, pavarësisht konotacioneve që mund të fitojë termi “dinjitet” në kohërat tona moderne apo postmoderne.
Në Fjalorin e Gjuhës Sonë, domethënë Gjuhës Shqipe, përmes një shqipeje fare pak dinjitoze, jepen dy shpjegime të fjalës “dinjitet”: 1. Tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish (nderi, krenaria etj.); vetëdija që ka njeriu a një grup njerëzish për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi i tij për vetveten; shfaqja e jashtme e kësaj vetëdije dhe e këtij nderimi. Dinjiteti kombëtar. Dinjiteti i njeriut (i familjes, i ndërmarrjes, i institutit). Me (pa, plot) dinjitet. Ngre (ul, fyen, merr nëpër këmbë) dinjitetin. S'ka pikë dinjiteti. Flet (sillet) me dinjitet. 2. Cilësia e mirë a vlera e lartë e diçkaje që e bën atë të çmohet. Me dinjitet artistik. Vepër plot dinjitet.
Kurse Borgesit do t’i mjaftonte vetëm një fjali për ta dhënë mrekullisht bukur thelbin e dinjitetit: “Individ dinjitoz është ai që ia del të jetë në paqe me veten dhe me të tjerët”. Por le t’i lëmë Kantin e Borgesin në “shenjtërinë e tyre” dhe të shohim problematikat që provokon titulli i këtyre shënimeve. Më lejoni ta shtroj të ashpër e të drejtpërdrejtë pyetjen:
A KA DINJITET SHKRIMTARI I SOTEM SHQIPTAR?
Jo pa dhimbje, aq më tepër kur pretendoj ta fus edhe veten tek SHSHB-ja (Shkrimtarët Shqiptarë Bashkëkohorë), më duhet të përgjigjem (zë-ulët): “Jo”. Si për ta ngushëlluar veten dhe kolegët e mi, po shtoj se problematika në fjalë, domethënë “dinjiteti i humbur i shkrimtarit” duket së është një shqetësim mbarë-botëror (dukuri globale, do të sqaronin teoricienët e postmodernes); çka lidhet, me siguri, me “dinjitetin e humbur” të vetë letërsisë. Konsumizmi i shfrenuar, triumfi i imazhit, realitetet elektronikë, ekspansioni i medias etj. duket se vërtet ia kanë lëkundur letërsisë dinjitetin e dikurshëm. (Në parantezë, gjithherë e kam fjalën për autorë dhe letërsi serioze, që rreken t’u rezistojnë kohërave dhe ndërrimit të përvitshëm të modave).
Amerikani H. Bloom, njëri ndër emrat më të lavdishëm të kritikës letrare bashkëkohore, shprehet plot dhimbje: “Talentet e mëdha janë shurdhuar një herë e mirë nga realiteti i medias amerikane. Kush mund t’i rivalizojë me parodi lajmet e televizorit, gazetës dhe fjalimet e qeveritarëve? Realiteti amerikan është më grotesk dhe më qesharak se cilado parodi, sado e mirë qoftë...”. (Kur realiteti amerikan paraqitet i tillë, imagjinojeni tonin, të dashur miq).
Të dënuar të përballen e të jenë pjesë e një realiteti të tillë, disa prej shkrimtarëve shqiptarë bashkëkohorë (postmodernë që të gjithë!) duket se kanë zgjedhur rrugën më të lehtë e më të shkurtër: e kanë hequr nga vetja e tyre dinjitetin, si të ishte ai apendicit a diç tjetër e panevojshme (sinqerisht u kërkoj ndjesë përjashtimeve). Kujt ia kanë shitur dinjitetin? Së pari, pikërisht asaj për të cilën kanë nevojë më shumë. Asaj që të bën të njohur e “person publik” edhe pse mund të kesh botuar vetëm dy-tre tekste të dyshimtë. Asaj që të bën të famshëm e delirant, deri edhe në ëndrra me Nobel. Asaj “lubie” që për ta shuar urinë e vet të përditshme, “gëlltit çorbën” e gatuar prej lloj-lloj grafomanësh e sharlatanësh. Domethënë medias. Argumente?
- Shikojeni paraqitjen e shkrimtarëve nëpër ekranet televizivë: herë fodullë e herë kinse shpërfillës, teksa për hir të pranisë mediatike dëshmohen të gatshëm të debatojnë e diskutojnë për lloj-lloj argumentesh e problematikash jashtë fushës së dijeve të tyre, domethënë jo letrare. (Para jo më shumë se pesë netësh, një poet i lakuar bashkëkohor fliste plot kompetencë për avantazhet e centraleve atomikë).
- Lexojini intervistat apo auto-intervistat e tyre nëpër faqet kulturore të të përditshmeve tona: megalomani e neveritshme, vetëmburrje e vetëvlerësime foshnjarake, mungesë e plotë etike, modestie e qytetarie. (“Kur flet libri, autori duhet të heshtë”, përsëriste para pak kohësh postulatin e njohur të Niçes një autor i famshëm (postmodern!) amerikan).
- Merrni pjesë në promovimet për çdo libër të botuar: seanca të bezdisshme hipokrizie mes “miqsh të gotave dhe të femrave” e që fill të nesërmen media e unshme i bën publike.
- Shfletoni librat e botuar: foto autorësh delirantë e me pamje profetike (kujtesë: postmodernizmi nuk e pranon autorin-profet), shënime entuziaste në kapakët e pasmë, që do ta skuqnin nga turpi edhe vetë Xhojsin, për shembull etj.
Shkrimtari bashkëkohor shqiptar (përsëri u kërkoj ndjesë përjashtimeve) duket i etur për njohje e famë, qoftë edhe për një “filxhan lavdi”. Dhe këtë lavdi (i yshtur, si duket, edhe nga ndonjë rast pararendës) kërkon ta arrijë sa më shpejt e më lehtë, duke e konsideruar punën e tij kryesore, domethënë punën e mundimshme me tekstin letrar, si punë të dorës së dytë. Kurse parësore për të bëhen:
a. performancat e vazhdueshme mediatike;
b. pjesëmarrjet nëpër lloj-lloj mitingjesh e festivalesh letrarë anë e kënd Shqipërisë dhe Globit;
c. radhitja e sa më shumë çmimeve të fituara (jo pak të dyshimtë e fiktivë) etj.
Këtë situatë – në thelb tragji-komike – të letrave tona pas viteve ’90, e “favorizojnë” edhe dy (2) mungesa extra, tipike shqiptare:
1. Mungesa thuajse e plotë (uluritëse kjo mungesë!) e kritikës letrare, e cila, kuptohet nëse do të ekzistonte, mund t’ia dilte (ndoshta?) t’i “ulte gjelat që këndojnë majë togut të tyre plehut” dhe të nxirrte në pah vlerat e mirëfillta letrare-estetike. (Prapë më vjen nëpër mend Sokol Zekaj me poezinë e tij atje në Koplik).
2. Mungesa e plotë e organeve të specializuara letrare, estetike e kritike (me siguri, duhet të jemi i vetmi vend në botë me një mungesë të tillë!), ku shkrimtarët mund të botonin, diskutonin e debatonin mes vedi dhe jo të silleshin si futuristët e para 100 viteve, duke i mbajtur mëri njëri-tjetrit e duke u zënë me grushte klubeve.
E megjithatë, humbjen e dinjitetit ndër shkrimtarë nuk e justifikon asnjë mungesë apo situatë, sado të pafavorshme qofshin ato. Sepse pasojat kanë filluar të duken. Gjithnjë e më shumë po shtohen zërat (dashakeqë e nostalgjikë), që rreken t’ia mohojnë çdo vlerë letërsisë shqipe të pas viteve ’90 (të padiskutueshme vlerat e saja!), duke e vendosur bile në rrafshe krahasuese me realizmin socialist. Gjithashtu, të gjitha sjelljet që përmenda më sipër e që dëshmojnë mungesë dinjiteti, ftohin dhe largojnë edhe më lexuesit seriozë. Dhe besoj që një dukuri e tillë bëhet e dhimbshme sidomos për ata shkrimtarë të përkushtuar, që kanë dhënë e vazhdojnë të japin vlera të qëndrueshme e të spikatura letrare.
E përsëris se dinjiteti i shkrimtarit bashkëkohor paraqitet problematik edhe ndër shoqëritë tjera më civile se e jona. Porse aty nuk mungojnë edhe aktet e qëndresës e të sfidës. Sa për ilustrim, po përmend vetëm dy shembuj. I famshmi Milan Kundera ka më shumë se 20 vjet (1982) që nuk jep intervista, i bindur tashmë në hipokrizinë dhe artificialitetin që ato përmbajnë në vetvete. Kurse Thomas Pynchon, njëri prej zërave më interesantë të narratives bashkëkohore amerikane (natyrisht postmodern!), ka publike vetëm një foto të hershme në internet, kurse gazetarët që i kërkojnë intervista, i përzë me të shara. Jam i bindur se idhtarët e postmodernes mund t’i konsiderojnë si donkishoteskë këto raste, duke shtuar se statusi i shkrimtarit ka ndryshuar dhe nuk është si ai i para 100 viteve. Dakord. Por nuk e besoj që ka pasur, ka dhe do të ketë ndonjë epokë, kur statusi i shkrimtarit përcaktohet nga bjerrja e dinjitetit të tij.
Në përfundim, më duhet të pohoj se nga shkrimtarët e pas viteve ’90, përveç një letërsie cilësore e ndryshe, (vepra të tilla nuk mungojnë) kam pritur e besuar edhe në akte dinjiteti e qytetarie, duke iu kundërvënë kësisoj pararendësit famëkeq realizëm socialist, që u shqua pikërisht për mungesë dinjiteti e qytetarie. Nëse fillimet dukeshin premtuese e shpresëdhënëse, tashti e pohoj me dhimbje se ndihem i zhgënjyer.
Thjesht ndërrim diktaturash, më duket. Nëse dje dinjiteti i shitej apo i falej diktaturës komuniste, sot i shitet apo i falet “diktaturës mediatike”. Kurse vitet ’30, ku mund të gjenim jo pak modele dinjiteti e qytetarie edhe ndër shkrimtarë, duken gjithnjë e më të largët.
Kaq.