CZESŁAW MIŁOSZ: Të mërgosh


-->
Më dyndën vitet e kaluar jashtë
Oh, veç unë e di ç’kam duruar në treva të huaja;
Jeta që e jetoja nën një guackë të fshehur
E ndërtoja ditë-për-ditë sa më ngujueshëm, si bleta
Që mbyll me dyllë gjer edhe krisjen më të vogël.
Kush do të qe në gjendje të mbamendte
Sa i përkëmbur na qe synimi;
E sa bishta sysh kemi duruar, plot mëshirë
I gjori, pandeh së është në shtëpi të vet…
Do ketë gjë vallë në kokën e tij?
Po t’u besoja të rinjve diçka
Nuk do të shqiptoja asnjë fjalë për suksesin
Që ndonjëherë ndodh edhe të ekzistojë.
Por, ah, ç’shijë të hidhur ka suksesi!
Shqipëroi Kopi Kyçyku