-->
Shkrimtar, skenarist, përkthyes, freelancer lindur më 9 shkurt 1971 në Shishkani, në kufirin jugperëndimor të BS. Shpërngulur në Rumani. Ka luajtur në filmin ”One of the Hollywood Ten” (2000), pranë Jeff Goldblum-it dhe Greta Scacchi-t, regjia Karl Francis. Doktorant në Katedrën e Letërsisë Bashkëkohore në Universitetitn Shtetëror të Moldovës, Kishinjev. Teza: „Nën skalpin e Mnemosinës: omnigrami intertekstual” (anamneza kulturore absolute, apo liri autoriale e pakufizuar?). Ka kryer Fakultetin e Letërsisë në Universitetin Shtetëror të Moldovës, duke mbrojtur diplomën me temën: „Ligjërimi letrar: mes mistifikimit dhe cenzurës” (Një zbritje danteske në purgatorin totalitarist sovjetik). Ka botuar së pari në revistën „Gjuha jonë” (Limba noastră) në vitin 1990. I pranishëm në shtypin kulturor të Republikës së Moldovës, Rumanisë, Spanjës, Kanadasë dhe ShBA-së. Ka përkthyer dhe është përkthyer nga / në spanjisht, anglisht, rusisht e italisht. Vëllime të botuar: „Logosi, ati im : nëna ime Imago”, Gjenealogji heterotopike në tekste arketipale, „retina akshike” (skenarë filmash artistikë dhe pjesë teatri), „Teo-e-retikon” (Esse transkulturore & glosa meta-semantike). Ka mjaft libra në dorëshkrim.
MASHTRUESI
(Curriculum Vitae Humneror)
(Curriculum Vitae Humneror)
Mos beso asnjë fjalë timen!
Sikur mund të jepja ndonjë përgjigje
të duartrokitshme
ndaj kaq
dashurie, tradhtie a shprese:
të gjitha
investuar tek unë
nga hasmër, miq e prindër?!
Si t’u përgjigjem plotnisht
gjithë këtyre trajtave të shkitshme –
me të vetmin emër
që
mbaj në zemër?
shkurt 1991
PHARMAKON
(Curriculum Vitae Prozodic)
(Curriculum Vitae Prozodic)
Një ditë ke me vdekë
e dashur! / E di saktë:
do të detyrohem nga emri
yt / shtypur
mbi buzët
e mia / vishnjë si ajri…
Kjo e çuditshme pandihmë / fiziologjike
që më ndjek
gjer në mushkëri:
pafuqia
për të marrë frymë – bash
në çastin
kur të shqiptoj emrin…
ky
këmbim i pafundëm e
ritmik:
e dashur – frymëmarrje
frymënxjerrje – sërish – e dashur
Cila do të më braktisë e para
nga ju
mbase
një punë shansi është
biografike
sesa
një shenjë / në këmbimin e historisë
po të mos isha / ish-
i dënuar tashmë
të bart
gjithnjë / në trupin
tim kalimtar
funksionet
estetike dhe
vlerën / formuese
të cenzurës…
mars 1991
tatuazh in vitro
nën shenjën
e antarësisë
bindëse
në një zodi të shtyrë
i shprishur do të zbrazësh
dhomat e brishta
të zemrës
në motërzimin optimist
të mposhtjeve
me baticën e gjelbër
oqeanike
do të mbushësh
gjer në stënrgopje
zgavrat e syve
mungesë
duke pretenduar
në të gjithë rrufesimet
e marrisë
një shpëtim
sa më të disiplinuar
vetëm në rrethina
EDHE NJË HERË MBI EPËRSINË E ARTIT
(Rrëfim një shkrimtari-lindur-në-demokraci)
MEMENTO:
„Ne të gjithë (shkrimtarët) kemi dalë nga ‚Manteli’ i Gogolit”
Fjodor Dostojevski
„Manteli” i Nikollaj Vasiljeviç Gogolit
ishte krejt / i parëndësishëm…
Dhe gati pata harruar / ta them qartë:
ishte aq i
butë / sa, pasi u / zbërdhyl
nga car Nikollaj i II-të
prej tij Vladimir Iliç Lenini qepi / një revolucion
botëror të vaj / tueshëm
për nder / dhe nderim të
Josif / Visarjonoviç Stalinit që
për „kapotën” e tij
prej / Gjeneralism-de-Gulag / estetikisht
rimori / spaletat dhe kopsat
mbetur pa përdorur: nga / të internuarit
në vete / dhe nga shpirtrat
e atyre që / nuk patën vend
në faqen tipografike / te Prokustit…
1992