Semioticon Balcanic


Semioticon Balcanic / Shënjar Ballkanik – Nismë vetjake e Prof.univ.dr. Ardian Kycykut©, me synim ngritjen në një nivel të epërm të komunikimit mes hapësirave shpirtërore dhe kulturore ballkanike, të huajsuara artificialisht nga diktati ekonomik dhe mediokriteti në periudha të ndryshme historike. Nisma nuk përfaqëson një lëvizje kulturore apo të çdo lloji tjetër dhe nuk synon veçse rivënien në qarkullim, nën një tjetër këndvështrim, të disa teksteve themeltare – fjalë të urta, metafora, poezi, proza, mendime, maja të humorit ballkanik etj – për të kapërcyer dy hapësira padijeje, të qëllimshme ose jo, por shkatërrimtare.
Semioticon Balcanic do të ketë së shpejti platformën e vet virtuale, pa lënë pasdore botimet në letër.

Bonus:
Kandidatëve që do të bashkëpunojnë për mbrojtjen e doktoratave në fushat e mësipërme, do t’u mundësohet botimi dhe mediatizimi në:

·      Semioticon Balcanic
·      Revista Haemus / Haemus Plus (themeluar në Bukuresht, Rumani, në vitin 1998, ISSN: 1454-1203, ISSN digjital: 2069 – 153X / www.revistahaemus.blogspot.ro)
·      Revista ComUnique (themeluar në Bukuresht, Rumani, në vitin 2006, ISSN: 1842 – 9130 / www.comunique.ro)
·      euArts review – Organ i European Academy of Performin Arts (ISSN 2343 – 7367 ISSN digjital: ISSN-L 2343 – 7367 / www.eu-arte.eu)

si dhe, sipas rastit dhe mundësive, botimi i plotë i doktoratës
në një kolanë të posaçme të Sh. B. Librarium Haemus
(www.librarium-haemus.blogspot.com)

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë të rezervuara dhe nuk mund të përdoren pa lejen me shkrim të autorit.

Prof.univ.dr. Ardian Kyçyku
Doktor i shkencave filologjike
Rektor i Universitetit Rumun të Shkencave dhe Arteve “Gheorghe Cristea” të Bukureshtit.