-->
Xhovani Kazanova
të cilin kaq shumë e ke zili
nuk qe fort i kamur
as fort i fuqishëm
teksa epoka e tij
njohu mjaft burra të pashëm
sa ai
a mbase edhe më të pashëm
mirpo ai qe i sjellshëm
i dhimbsur
dhe trim
gjithnjë shtinte në dorë
ndonëse mund t’ia kish dalë mbanë
edhe pa të mësipërmet
nëse dëshiron pra
të pushtosh zemrat e grave
si Kazanova
mos u tremb nga vështirësitë
Fillo me tët shoqe.