RUSZARD KAPUSCINSKI (1932-2009): Zoti sheh dhe hesht

Zoti sheh dhe hesht

na lejon të mendojmë në vend të Tij

të flasim në emër të Tij

ja ç’është pasiviteti

një trajtë e mundshme e përfytyrimit tonë

mund Ta vendosësh në një re

mjekrën mund T’ia vizatosh

tëmthat e thinjur

ballin e trishtuar

vështrimin e errëtuar

Por mund të jetë edhe një burrë i fuqishëm

nga ata që mbeten përjetë të rinj

i palodhur, s’e ze vendi

plot ide

gati të shtjellojë gjer në skaj

të imponojë motërzime të ndryshme të ekzistencës

të luajë më të përgjakshmet loja

dhe të na fusë në të gjitha këto

Derisa të lodhur

të shterur nga udhëtimi

bërë mbi lëkurën e rrudhur të tokës shterpë

me zërin përhumbur në korridoret e krisur

të fytit

më në fund

klithim.