PAUL VINICIUS: temjan dhe kanellë / tamâie și scorțișoara

e çfarë nëse ai skalitësi i fjalëve
s’është lindur për kohën e jetës së vet?
mbi kohë
një kafshëzë shtëpiake me sy të verdhë e flokët shtëllungë një rrugaç i vogël
ngelës në të gjitha
do t’i lerë llastiqet mënjanë dhe do ndriçojë
me dritën e syvë të vet fletët e librit
si në njëfarë metastaze.
që ku deti mblidhet kutullaç dhe kalliri ngre ballin
kurse qielli

e mbështet kaltërsinë vetëm në zogj këngëtarë.