(1940-2025, HU)
II.
ndiqja pjesën e një klasiku
ende gjallë
rrije ulur djathtas meje
ma zgjate krahune majtë dhe ta
kapa
krahun e zhveshur
ndërkaq me shpinën e shuplakës
të preka gjirin
nuk u tërhoqe as erdhe më pranë
ndoshta as që mora frymë
gjatë katër akteve të rënda
mbështjell ndonjëherë gjirin
me dorë
si të ish topthi i parapëlqyer
me rrathë i fëminisë
dhe e shqyrton gjatë e s’mban
mend
kur u shembe mbi degët e trëndafilit
të egër
kur pikoi mbi të plumbi
i ajrit vezullues.
Traducere din maghiară de George Volceanov
În albaneză de A.-Ch. Kuciuk