Showing posts with label Revista Haemus Nr. 58-61. Show all posts
Showing posts with label Revista Haemus Nr. 58-61. Show all posts

Denis Bizhga: Figura e rapsodit popullor si interpret nё veglёn muzikore dhe si poet. Shqyrtimi i rastit tё lahutёs nё “Eposin e Kreshnikёve”

Abstract 
The popular rhapsod is a singer and musician who sings creations of legendary and historical epics and at the same time interprets them with the musical instrument of the lahut. Nowadays, the meaning of the word rhapsod has expanded. They are considered as that category of popular musicians, who are closely related to the singing of the "Epic of the Kreshniks", of the legendary Albanian epic in general, but also beyond. This songs, along with other traditions of northern Albania, such as gjama, kuja, etc., stand in complete artistic harmony with each other. In 1953, Milman Parry and Albert Lord published "Serbo-Croatian heroic songs", proving that the Homeric tradition of epic poetry was still alive in the Balkans at the time. The evidence comes from the main subject of Albanian origin, Salih Ugljanin, a rhapsodist from the Sanjak area, capable of reciting for hours epic Serbian-Croatian and Albanian epic poetry about heroic acts of the past. Here starts the discussions about the beginnings of epic poetry in the Balkans. In the context of the Oral Epic Songs, it is unknown whether the Albanian songs of the Kreshniks were inspired by Serbo-Croatian ones or vice versa.
An epic without music does not exist and a text without music can never be an epic. In this context, the legendary musical narratives of the epic of the Kreshniks centered on the main characters of Muji and Halili, created and accompanied by lahuta, constitute a poetic and ethnocultural complex. Since lahuta is the main instrument for conveying the songs of the Epic of the Kreshniks, the rhapsod takes the name lahutar. It is one of the most popular folk instruments with one string, on which it is played with a bow and is mainly used in Northern Albania and Kosovo. Lahuta, unlike other instruments, did not simply have a musical and entertaining function, but accompanied the songs that exalt the activity of the brave. Traditionally the instrument of lahuta is produced by the rhapsodists themselves who sing and perform in it.

Keywords: Oral singing, epic, rhapsod, lahut, popular music.

Rapsodi popullor është një këngëtar dhe muzikant që këndon krijime të epikës legjendare dhe historike dhe njëkohësisht i interpreton ato me veglën muzikore të lahutës. Në ditët e sotme, kuptimi i fjalës rapsod është zgjeruar. Ata cilësohen si ajo kategori e muzikantëve popullorë, të cilët janë të lidhur ngushtë me këngëtimin e “Eposit të Kreshnikëve”, të epikës legjendare shqiptare në përgjithësi, por edhe më gjerë. Këngët e kreshnikëve sëbashku me traditat e tjera të shqipërisë së veriut, si gjama, kuja etj, qëndrojnë në harmoni artistike të plotë me njëra-tjetrën.[1] Eshte interesant fakti qe sipas nje te dhene te Giacomo Chiudina, ne vitin 1780 ekzistone nje shkolle e mesimit te lahutes dhe muzikes ne shqiperi.[2] Sipas studiuesit Zihni Sako,“Këngëtarët i interpretojnë këngët e kreshnikëve me zë të fortë gjoksi dhe me një ton burrëror, që shkon në harmoni me vijën epike të ngjarjeve”[3]. Ndër rapsodët e njohur në muzikën tonë popullore përmendim: Sali Bajram Krasniqi (1919-1987)-Kosovë, Vad Marashi-Pukë, Prendush Gega[4], Selim Hasani-Vlorë, Dervish Shaqja-Rrushbull, Mato Hasani-Vlorë, Xhebro Gjika-Vlorë; Zef Avdia-Tropojë, Sokol Arifi-Tropojë, Lefter Çipa-Himarë, Frrok Haxhia-Pukë, Sali Mani, Azis Ndreu, Fatime Sokoli, Xhelal Daka etj.[5]
Në vitin 1953, Milman Parry dhe Albert Lord[6] botuan “Serbo-Croatian heroic songs” [= Këngë heroike serbo-kroate], për të dëshmuar se tradita homerike e poezisë epike ishte ende e gjallë në Ballkanin e asaj kohe. Dëshmia vjen nga subjekti kryesor me origjinë shqiptare, Salih Ugljanin, një rapsod nga sanxhaku, i aftë për të recituar me orë të tëra poezi epike serbo-kroate dhe shqiptare për akte heroike të kohëve të shkuara. Prej këtej burojnë diskutimet lidhur me fillimet e poezisë epike në Ballkan. Në kuadrin e Eposit të Kreshnikëve, është i panjohur fakti nëse këngët shqiptare të kreshnikëve janë frymëzuar nga ato serbo-kroate apo ka ndodhur e anasjellta. Qendrat e rapsodëve epikë duket se kanë qenë trojet malore të Bosnjës, Sanxhaku i Novi Pazarit, Mali i Zi dhe Shqipëria e Veriut, ndonëse për çudi pjesa më e madhe e epikës shqiptare ka për vendndodhje ngjarjesh Jutbinën (Udbina), një fshat pesëdhjetë kilometra në verilindje të Zadarit në Kroaci.[7]

Mihai Mateiu: Gjahtari (Vânătorul)



„Gjithmonë i kishin pëlqyer ngjyrat! Me orë të tëra
mund të rrinte e vetëm të shihte përreth.”

Vështron duke picërruar sytë paletën e pafundme të grive: të zeza e të murrme, prej toke e gjethesh të thara; të gjelbra, vjollcë e të verdheme, prej lëvozhge të lagur; të kaltra e të zbardhëllyera, prej qielli vjeshte të vonë – mjegulla ndehet mbi to si një sitë qumështore, duke i tretur tek njëra-tjetra. Pluskon me shtroja të holla mbi baltë e gjethe të bymyera, atykëtu shpërbëhet dhe, në ato zgavra të zbrazëta, ngjyrat janë më të forta, trajtat – të prera më qartë.
Një luginë e gjerë, me disa pllaja – nga njëra anë toka ngjitet përgjumshëm drejt një maje që nuk duket. Mes trungjeve të lëmuar të aheve dhe shkozës përzjehet nga një grumbull lisash ngjyrë qymyri të njomur dhe shumë gëmusha verri e lajthish. Djali qëndron nën një trung të rrëzuar, në rrënjët e të cilit ende varen plisa dheu. Mban rroba të trasha, vizatuar me gjethe e degë në jeshile të errët, kambale qafëgjata dhe një kapelë me pellush edhe për veshët. Mbi trung mbështetet çiftja, me tytat përpjetë. Pranë tij, varur pas një dege të thyer, varet një torbë prej lëkure të zezë nga e cila dalin nja dymbëdhjetë shigjeta – pendët e tyre janë të bardha, ndërsa majat – në një të kaltër të thellë.
Është rreth 20 vjeç, por shprehja e qetë e fytyrës e bën të duket më i pjekur. Trupvogël, fytyrë eshtake, sy me ngjyrë të errët dhe vetulla të trasha. Qëndron gati mëgjunjazi, me shpinën mbështetur pas trungut. Mban në prehër një hark të madh, teksa gishtat e të dyja duarve ledhatojnë drurin e harkut, duke ndjekur pavetëdijshëm trajtën e tij të ndërlikuar.
Një kërcitje dege e shtyn të ngrihet. Nja 25 metra më tutje, një burrë që ka dalë nga mbrapa një ferre i bën shenjë me dorë – ka shkelur padashje mbi ca shkarpa. Djali qëndron më këmbë, duke u munduar të shpihet e duke vështruar anembanë.

Prof. Piro P. Tase: History and Landscape of Albania in the memoirs of William Martin Leake (1804)


Abstract - William Martin Leake is perhaps the most important foreign dignitary to have visited Southern Albania in the first half of XIX Century. This Academic Paper encompasses a detailed description, assessment of Albania’s geographic landscape, terrain and cultural heritage. It delves into the geopolitics of the Balkans and brings forth, promotes one of the least known European Countries. This paper includes excerpts from Leake’s book: "Travels in Northern Greece," (London 1835, reprinted in Amsterdam in 1967) chapters 1, 2, 7 and 8 that are specifically focused on present day Albania. Furthermore, modern cities’ names have been included in this text within square parenthesis.

Keywords - William Martin Leake, Albania, Vlora, Johann Erich Thunmann, Saranda, Gjirokastra, Ottoman Empire, Constantinople.

Introduction

William Martin Leake (1777-1860) is an accomplished British diplomat and writer who traveled through Albania and the Balkans in the early XIX century and depicted some of the salient characteristics of Albanian society, history and cultural anthropology. Leake’s passion for Albanian culture and ethnographic heritage is heavily reflected on his multiple volume travel journal which is perhaps the most valuable literature in Albanian Studies that is carefully written and ever published by an influential western diplomat. Furthermore, as a topographer, William Martin Leake has undoubtedly provided a significant contribution through his passionate study of military fortifications and revealing fascinating details of prominent archaeological sites in Albania, setting forth new discoveries in this field; with his meticulous studies he attracted a new generation of foreign historians and archaeologists that acquired a special interest to further expand research on Albania and its people. The scholarly work and well archived voyages through Albania of W. M. Leake are a valuable contribution that emphasizes the historical research led by Swedish theologian and historian Johann Erich Thunmann (1746-1778) whose contributions on ancient Illyrian history of Albania are fundamental and are regarded as a milestone by his contemporaries including the aforementioned British diplomat. [1]
Trained at the Royal Military Academy in Woolwich (London), William Martin Leake was sent in 1799 to Constantinople and served as a military fortification expert in the Ottoman army in Egypt. In September 1804, Leake returned to the Ottoman Empire to assist the provinces of European Turkey in defending themselves against French attacks coming from Italy. In this task, Leake was instructed to survey the coasts of Albania and that of Morea (Peleponnese).

Eranda Allmetaj: "Letërsia sociale si dukuri botërore: vështrim krahasues krijimtarisë së Migjenit dhe të poetit kinez Lu Xun"



1. Lëvizja e 4 Majit dhe lëvizja e re kulturore në Kinën e fillimit të shek. XX
Ngjarjet historike që trazuan Kinën e shek. XX kanë lënë gjurmë të thella duke u bërë shenjuese të fillimit të një epoke të re në disa aspekte kryesore si kultura dhe letërsia. Një nga ngjarjet e shënuara tashmë në kalendarin historik të saj është edhe Lëvizja e 4 Majit, e njohur për impaktin e thellë që pati tek masat e gjëra popullore. Arsyeja pse trajtohet një ngjarje e tillë historike në një punim me karakter letrar ka të bëjë me ndikimin themelor që kjo lëvizje pati në lindjen e të ashtuquajturës Letërsia moderne kineze. Ishte pikënisja dhe reagimi masiv i kësaj lëvizjeje që solli ndryshime të mëdha dhe konkretizoi etapën e re të Kinës.
Lëvizja e 4 Majit i pati fillesat rreth vitit 1919 nga një grup studentësh të Universitetit të Pekinit. Ajo erdhi si një pakënaqësi masive e popullsisë, kryesisht intelektualëve, ndaj politikës dhe reagimit të lidershipit të vendit ndaj problemeve që Lufta e Parë Botërore kishte lënë pas, veçanërisht përballja me Japoninë si forcë kryesore kundërshtare. Po ashtu, pakënaqësi të madhe kishte shkaktuar edhe Traktati i Paqes i Versajës, një traktat i cili kishte zgjuar pakënaqësi mbarëbotërore.